Telegrafi

Sekretari amerikan i Mbrojtjes dëshiron që Suedia dhe Finlanda t’i bashkohen NATO-s, sa më shpejtë të jetë e mundur

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka mbajtur një konferencë për mediat lidhur me situatën në Ukrainë.

Duke folur nga Brukseli, kur ministrat e Mbrojtjes të NATO-s, janë mbledhur për një takim dyditorë për të diskutuar për çështjet e sigurisë, transmeton Telegrafi.

Austin tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht Finlandën dhe Suedinë që t’i bashkohen NATO-s sa më shpejtë të jetë e mundur.

Lexo po ashtu Balonat spiunë rusë u rrëzuan mbi Kiev

Suedia dhe Finlanda duan t’i bashkohen njëkohësisht Aleancës më të madhe ushtarake, por Recep Tayyip Erdgoan, president i Turqisë, deri më tani ka bllokuar aplikimin e Suedinë me pretendimin se nuk po ua dorëzojnë pjesëtarët e Partisë Punëtore të Kurdistanit, që Ankaraja e konsideron terroriste.

“Ata janë gati t’i bashkohen, dhe këto dy vende janë shumë të afta dhe që i rrisin vlerat Aleancës”, tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes.

Lexo po ashtu Gjenerali i lartë amerikan: Rusia ka humbur në formë strategjike, operacionale dhe taktike

Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuar për nenin pesë të NATO-s, ku thuhet se sulmi ndaj një shteti anëtar i Aleancës nënkupton sulm ndaj të gjithë anëtarëve.

Ai gjithashtu ritheksoi se vendi i tij vazhdon përkushtimin për Ukrainën duke thënë se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin Ukrainë “aq sa është e nevojshme”. /Telegrafi/