Telegrafi

Segura: Pogba apo De Jong te Barcelona? Më shumë gjasa ka holandezi

Menaxheri gjeneral i Barcelonës, Pep Segura ka ftohur thashethemet për një lëvizje të mesfushori të Manchester United, Paul Pogba në Camp Nou.

Barcelona është duke u lidhur me transferimin e një mesfushori të ri qendror, ku emri më i përfolur është ai i francezit Pogba.

Megjithatë, Segura pranon se ata kanë më shumë gjasa të lëvizin për transferimin e mesfushorit të Ajaxit, Frenkie de Jong, përpara francezit.

Lexo po ashtu Barcelona vazhdon ta monitorojë Rabiotin

“Në përgjithësi, gjithmonë do të kemi nevojë për lojtarë si De Jong, sepse ky është profili që ne duam”, ka thënë fillimisht Segura për mediat spanjolle.

De Jong gjatë një dueli me Fellianin në një ndeshje të Ligës së Evropës (Getty Images)

“Ne kemi pasur gjithmonë lojtarë karakteristikat e të cilëve nuk janë aq besnike sa ato të kërkuara nga klubi”.

“Për shembull Seydou Keita që siguroi balancën e nevojshme për të përballuar sfidat”.

Lexo po ashtu De Jong: Jam rritur duke parë Xavin dhe Iniestan, do të doja të luaja me Messin

“Garat e mëdha, si Liga e Kampioneve, pretendojnë çdo herë lojtarët e profileve të ndryshme”, përfundoi menaxheri i katalunasve.

Ndryshe, gjatë ditëve të fundit talenti holandez, De Jong, ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur te Barcelona. /Telegrafi/