Site icon Telegrafi

Schneiderlin zgjodhi fanellën me numër 2, por mësoni cilët janë numrat më të çuditshëm që janë mbajtur në Ligën Premier (Foto)

Në Ligën Premier gjithmonë ka pasur futbollistë që kanë befasuar me numrin që kanë zgjedhur për të bartur në fanellën e tyre.  

Sulmuesi mitik, Nwankwo Kanu kishte zgjedhur fanellën me numër 4 për kombëtaren e tij, Nigerinë, dhe Lothar Matthaus që zgjodhi numrin 10-të për fanellën e tij të Gjermanisë, ashtu sikurse edhe mbrojtësi Marcel Desally që fitoi Kupën e Botës 1998 me Francën, në fanellë me numrin 8, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Nga 40 deri në 45 mijë funte, këto janë çmimet e orëve të të gjithë trajnerëve të Ligës Premier (Foto)

Por, ky avaz i numrave kontrovers për dallim nga pozitat që luajnë, nuk ishte edhe në kuadër të skuadrave të Ligës Premier, pasi deri vonë ishte vetëm një futbollist i Tottenham Hotspur që kishte marr guximin për të marr numër tjetër nga pozita.

Megjithatë, në shekullin 21 ky trend i numrave të çuditshëm u rrit shumë në kampionatin anglez, ku i fundit që befasoi me numrin e fanellës është mesfushori francez, Morgan Schnederlin, i cili pas transferimit të tij në Everton zgjodhi fanellën me numër 2. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Viti i supergolave në Ligën Premier, këto janë 10-të më të mirat e vitit (Foto/Video)

Më poshtë Telegrafi iu sjell një listë me futbollistët që kanë mbajtur numrat më të çuditshëm në Ligën Premier:

Darren Anderton (Tottenham, 1992-99)

Luante si mesfushor, por befasoi kur zgjodhi Nr. 9

Winston Bogarde (Chelsea, 2000-04)

Ishte mbrojtës dhe mbante numrin 7 në fanellë

Milan Baros (Liverpool, 2002-2005)

Qendërsulmues me numër 5!

William Gallas (Arsenal, 2006-2010)

Qendërmbrojtësi që zgjodhi numrin 10-të

Abou Diaby (Arsenal, 2006-2015)

Francezi luante mesfushor dhe mbante numrin 2

Khalid Boulahrouz (Chelsea, 2006-08)

Mbrojtësi holandez befasoi të gjithë kur zgjodhi fanellën me numër 9!

Steve Sidwell (Chelsea, 2007-08)

Edhe mesfushori Sidwell befasoi me numrin e tij te Chelsea

Asamoah Gyan (Sunderland, 2010-12)

Sulmuesi ganez mbajti dy numra te Sunderland, 33 dhe 3

Clint Dempsey (Tottenham, 2012-13)

Dempsey luante sulmues, por mbante numrin 2

Samuel Eto’o (Everton, 2014-15)

Gjithkund mbajti numri 9, ndërsa te Evertoni zgjodhi 5-shin

Glen Johnson (Stoke, 2015 – luan ende)

Një mbrojtës krahu me numrin 8 në fanellë

 

Exit mobile version