Nicole Scherzinger është pushuar nga kompania e saj incizuese. Këngëtarja 36-vjeçare besohet se më nuk është pjesë e labelit “RCA Records”, për shkak se albumi i saj i dytë “Big Fat Lie” ka shënuar shitje të dobët në tregun e Britanisë së Madhe.
Një burim i afërt me këngëtaren ka thënë për The Sun: “Nicole ndjen sikur nuk e ka marrë mbështetjen e duhur me lansimin e këtij albumi dhe si pasojë ai nuk shënoi shumë sukses.”
“Disa prej këngëve të tij ishin shkarkuar ilegalisht online dhe kështu adhuruesit e saj ishin zemëruar që këto këngë nuk ishin përfshirë në albumin e saj të fundit”, ka shtuar burimi, transmeton koha.net.
Artistja e famshme ka bashkëpunuar me disa prej producentëve më në zë, në përpjekje për ta rritur suksesin e saj, përfshirë këtu Will.I.Am, Dallas Austin dhe Toby Gad.
Lajmi për largimin e saj nga kompania incizuese vjen në një vit të vështirë për Nicolen, e cila u nda nga i dashuri i saj prej shtatë vjetësh, ngasësi i Formula 1, Lewis Hamilton.