Telegrafi

Scaloni reagon shkëlqyeshëm ndaj njerëzve që dyshojnë për fitimin e Topit të Artë nga Messi

Trajneri i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni beson se nuk ka vend për debat për fitimin e Topit të Artë 2023 nga kapiteni i tij, Lionel Messi.

Messi fitoi garën me emra si Erling Haaland dhe Kylian Mbappe për të fituar Topin e Artë të tetë në karrierë.

Fitorja e argjentinasit krijoi debat me njerëz që deklaronin se nuk e ka merituar, por kështu nuk mendon edhe Scaloni.

Lexo po ashtu Diferenca e frikshme e pikëve të Messit me Haalandin në garën për Topin e Artë – zbulohen votat e gjithë kandidatëve

“Nuk i kuptoj ata që debatojnë për Topin e Artë të Leos”, ka thënë fillimisht trajneri i Argjentinës për mediat.

“E imagjinoj sepse duan të gjenerojnë një debat, por nuk besoj se ka mbetur më një debat”, përfundoi Scaloni.

Lexo po ashtu Zbulohen votat e plota për Topin e Artë nga çdo vend, gjashtë shtete nuk votuan fare për Messin

Fjalë të shkëlqyera nga arkitekti kryesor i fitores së Argjentinës në Kupën e Botës 2022.

Nuk mund të ketë debate pasi një lojtar fiton Topin e Artë të tetë, duke përmirësuar rekordin e tij personal për të tretën herë. /Telegrafi/