Maurizio Sarri vlerëson potencialin e zëvendësimit të Thibaut Courtois me Kepa Arrizabalagan.
Por, trajneri italian ka refuzuar të flasë për spekulimet që e lidhin belgun me një lëvizje në Real Madrid.
Portieri i The Blues tash e dy ditë po refuzon që t’i bashkohet stërvitjeve te skuadra e Chelseat.
Ndërkohë, gardiani i ri i Athletic Bilbaos, Kepa njoftohet është në prag të bashkimit me ekipin londinez.
“Nëse nuk di asgjë për Courtoisin, nuk di asgjë për Kepa, natyrisht”, tha ish-trajneri i Napolit.
“E pashë atë një vit më parë, përshtypja ime e parë ishte se është një portier shumë i mirë, shumë i ri dhe me perspektiv”, tha ai.
Rreth largimit të Courtoisin, Sarri shtoi “Unë nuk e di në këtë moment, dua të flas me klubin dhe pastaj do të vendosim për këtë”.
Theksojmë se Chelsea triumfojë pas penalltive kundër Lyonit në kuadër të ndeshjeve miqësore. /Telegrafi/