Maurizio Sarri kërkon që Chelsea të punojë në tregun e transferimit dhe të shikojë për përforcime në Serie A në afatin kalimtar të janarit.
Ish-trajneri i Napolit është i prirur për të përforcuar edhe më shumë skuadrën për vazhdimin e kampionatit dhe garave evropiane, pasi e kanë nisur shumë mirë.
Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, Sarri i ka etiketuar dy lojtarë të rinj që aktualisht po tregtojnë vlera të larta në Itali këtë sezon.
Një qendërmbrojtës i ri dhe një sulmues qendre i ri janë prioritetet kryesore për Sarrin dhe italiani dëshiron që drejtuesit e Bluve të punojnë në tregun e Serie A për të gjetur një zgjidhje.
Dy objektivat e tij kryesore janë mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani dhe sensacioni i Genoas, Krzysztof Piatek.
Rugani ka punuar me Sarrin në Empoli dhe deri më tani ka refuzuar të marrë në konsideratë një ofertë të re të kontratës të paraqitur nga Juventusi.
Ndërkohë, Piatek është lidhur edhe me Barcelonën pasi ka shënuar tetë gola në gjashtë ndeshjet e para në këtë sezon.
Transferimi i kësaj dyshe, e veçanërisht i talentit polak do të jetë shumë i vështirë, pasi çmimi i tij është ngritur ndjeshëm dhe konkurrenca është e madhe. /Telegrafi/