Telegrafi

Sarri paralajmëron Realin: 100 milionë euro janë pak për Hazardin

Eden Hazard (Foto by Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Maurizio Sarri ka paralajmëruar Real Madridin se nuk do ta marrin për një çmim të lirë Eden Hazardin.

Ky i fundit realizoi dy golat e fitores 2:0 gjatë mbrëmjes së kaluar kundër West Ham Unitedit.

Trajneri italian ka analizuar triumfin dhe ka folur për sulmuesin belg që mund tëp kalojë gjatë verës te madrilenët.

Eden Hazard (Foto by Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

“Hazard luajti një ndeshje të mrekullueshme, të njëjtën gjë e bëri edhe kundër Brightonit. Ne jemi shumë me fat, sepse është shumë e lehtë për të fituar ndeshjen kur është në gjendje të bëjë atë lloj ndryshimi”.

“100 milionë euro është shumë e lirë në këtë treg. Ne i kemi parë çmimet në afatin e fundit kalimtar. Pra, është shumë e vështirë që ta marrësh një lojtar si ai. Por nëse Eden Hazard dëshiron të bëjë një eksperiencë tjetër, është shumë e vështirë ta mbash këtu”.

“Ne po përpiqemi të përmirësohemi për t’u bërë një nga ekipet më të mira në Angli dhe si pasojë në Evropë, por mendoj se duhet ta respektojmë vendimin e tij”, tha strategu. /Telegrafi/