Maurizio Sarri disa ditë më parë zyrtarisht u bë trajneri i ri i Juventusit. Eksperti italian para se të merr drejtimin e kampionit ka udhëhequr klube si Napoli dhe Chelsea, me të cilin sezonin e kaluar fitoi Ligën e Evropës.
Megjithatë, me një koment ai arriti të ofendojë të gjithë zyrtarët e klubit londinez dhe të gjithë tifozët e saj.
Italiani ka krahasuar historinë e Juventusit dhe të Chelseat, ku për këtë të fundit ka pohuar se nuk ka të kaluar të lavdishme.
💬 Maurizio Sarri:
“I had the good fortune to coach Chelsea, a club that has become very important in recent years, but Juventus is different. Here the story is 100 years old, in Chelsea it started about 20 years ago."#CFC 🔵 pic.twitter.com/torHkv1w1s
— Absolute Chelsea (@AbsoluteChelsea) June 27, 2019
“Unë kam qenë shumë me fat që kam drejtuar Chelsean, një klub që është bërë shumë i rëndësishëm në vitet e fundit, por Juventusi është diçka tjetër. Këtu ka një histori, e cila është e gjatë 100 vjet, ndërsa në Chelsea filloi 20 vitet e fundit”, tha Sarri.
Italiani, tregoi ndër të tjerash se konsumon rreth 60 copa cigare brenda ditës dhe se ka pasur raste kur e ka kaluar këtë numër të duhanit.
Ndryshe, Sarri ka nënshkruar një kontratë trevjeçare që do ta lidhë me skuadrën e Torinos deri në verën e viti 2022. /Telegrafi/