Telegrafi

Sarri do largimin e Moratas e Giroudit për të transferuar Higuainin

Maurizio Sarri është duke menduar rreth përforcimit të skuadrës së tij të re, Chelseat, në afatin kalimtar veror.

Menaxher i ri i Chelseat, Maurizio Sarri dëshiron një ribashkim me sulmuesin argjentinas, Gonzalo Higuain.

Sipas mediumit britanik The Mirror, trajneri italian është gati të heqë dorë nga shërbimet e Alvaro Moratas dhe Olivier Giroudit për argjentinasin.

Lexo po ashtu Zyrtare: Sarri trajner i ri i Chelseat

Sarri kishte Higuainin nën urdhra te Napoli dhe shpreson të nënshkruajë një marrëveshje me Juventusin për të siguruar një ribashkim me të.

Giroud -Morata (Getty Images)

Trajneri italian mund të ofrojë spanjollin Morata për një rikthim në Torino si karrem të marrëveshjes mes dy skuadrave.

Ardhja e Higuain ka të ngjarë të shënojë fundin e kohës së shkurtër edhe të Giroudit në Stamford Bridge, i cili u transferua në janar nga Arsenali.

Lexo po ashtu Zyrtare: Jorginho lojtar i Chelseat

Ndryshe, Sarri u zyrtarizua te Chelseat gjatë ditës së shtunë dhe tashmë ka transferuar yllin e tij te Napoli, Jorginho.

Në anën tjetër, të ardhmen e sigurt nuk e kanë shumë yjet si Eden Hazard, Thibaut Courtois e N’Golo Kante që po kërkohen nga skuadrat e mëdha evropiane. /Telegrafi/