Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri insiston që Jurgen Klopp po luan lojëra psiqike me komentet e bëra rreth Ligës së Kampionëve javën e kaluar.
Klopp ka thënë se e sheh Juventusin si favoritë për ta fituar trofeun këtë sezon në Ligën e Kampionëve dhe shtoi se ekipi i Sarrit ishte më i miri që e ka parë në jetën e tij.
Por, Sarri insiston që Klopp thjesht po bënë lojë psikike për ta larguar presionin nga skuadra e tij favorite për ta mbajtur trofeun.
“Jurgen tha që Juventusi është favoritë në Ligën e Kampionëve? Ai gjithashtu tha se ai nuk shikonte shumë futboll italian, gjë që shpjegon konfuzionin e tij!”, qeshi fillimisht Sarri.
“Ai është një nga njerëzit më të zgjuar dhe më të çmendur që kam njohur ndonjëherë dhe ajo që ai bën këtu është të lehtësojë barrën e të qenit favorit në Ligën e Kampionëve”, përfundoi trajneri i Juves.
Ndryshe, Juventusi do të ndeshet në mesjavë me Lyonin në raundin e 1/16-tës në Ligën e Kampionëve, ndërsa Reds kanë punë me Napolin. /Telegrafi/