Maurizio Sarri është shumë afër të bëhet trajner i Juventusit, pas largimit të Massimiliano Allegri, që qëndroi për pesë vite në klub.
Trajneri italian është bërë prioritet i ‘Zonjës së Vjetër’, pasi që kanë ftohur interesimin për ish-trajnerin e Chelseas, Antonio Conte.
Strategu 60-vjeçar ka arritur ta kualifikojë skuadrën londineze për edicionin e ri në Ligën e Kampionëve, ndërsa janë duke u përgatitur për finalen e Ligës së Evropës ndaj Arsenalit.
Por, Maurizio Sarri është takuar me bordin e Chelseas, duke u kërkuar që t’i tregojnë nëse kanë vendosur ta shkarkojnë atë apo jo, në mënyrë që ta pranojë ofertën e Juventusit.
Conte ishte duke i prirë listës për t’u rikthyer në krye të skuadrës së Zonjës së Vjetër, por që këta të fundit janë fokusuar plotësisht në trajnerin e skuadrës londineze.
Reputacioni i Sarrit te Chelsea është ende i lartë edhe pse në këtë sezon ishte kritikuar dhe vërshëllyer nga tifozët për lojën e tij të njohur ‘Sarri-Ball’, por që nuk ka arritur të prodhojë shumë gola, për dallim nga posedimi i lartë i topit. /Telegrafi/