Site icon Telegrafi

Sarri: Kam dëgjuar se Interi po luan mirë, por nuk e kam shikuar asnjë ndeshje

Maurizio Sarri (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Juventusi e ka regjistruar fitoren e radhës në Serie A duke e mposhtur Spalin, ndërsa në javën e ardhshme do të përballet me liderin e deritanishëm, Inter.

Në një prononcim për Sky Sport Italia pas ndeshjes, trajneri Maurizio Sarri e ka analizuar lojën e Bianconerëve ndaj kundërshtarit të sotëm (e shtunë), si edhe është pyetur për kundërshtarin e radhës.

Lexo po ashtu Fitore komode e Juves ndaj Spalit, para derbit ndaj Interit
Maurizio Sarri (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Ai ka thënë se nuk e ka shikuar asnjë ndeshje të Nerazzurrëve deri më tani dhe se njëherë do ta shikojë lojën e Bayer Leverkusenit (skuadër me të cilën përballet në Ligën e Kampionëve) dhe pastaj do të mendojë për derbin e Italisë.

“Të them të drejtën nuk e kam shikuar asnjë ndeshje të Interit këtë sezon, sepse jemi të përqendruar vetëm të skuadrat me të cilat përballemi. Sonte (e shtunë) do t’i shikojmë disa ndeshje të Bayer Leverkusenit dhe do të shkojmë për darkë”.

“Kam dëgjuar se Interi po luan shumë mirë, nuk kam kurrfarë dyshimi në cilësitë e trajnerit dhe lojtarëve të tyre. Gjithmonë kam thënë se ky mund të jetë një sezon më i baraspeshuar”, ka deklaruar trajneri i Juves. /Telegrafi/

Exit mobile version