Maurizio Sarri e ka pranuar pranon se Juventusi ishte “me fat” në fitoren ndaj Atalantas.
Bianconerët morën një fitore të vështirë, por të madhe në udhëtim te Atalanta me rezultat 3-1 falë dy golave nga Gonzalo Higuain dhe një nga Pauolo Dybala.
Kjo fitore me rikthim ndaj Atalantas ka bërë që trajneri Sarri të thotë pas ndeshjes se ekipi i tij ishte me fat që mori tri pikët.
“Ishte një lojë zbavitëse me tempo dhe intensitet, ndeshje që nuk e shihni zakonisht në Serie A”, ka thënë fillimisht Sarri për Sky Sport Italia.
“Ne humbëm kokën pas penalltisë së tyre të humbur, duke menduar gjithçka, përveç lojës së futbollit dhe i lejuam Atalantas të merrte kontrollin e plotë”.
“Ata merituan të shkonin përpara”.
“Ne ishim me fat që shënuam golin e barazimit në një veprim kaotik kundër lojës dhe prej andej treguam besimin se mund ta fitonim”, përfundoi italiani. /Telegrafi/