Telegrafi

Sarri është zgjedhja e parë e Juventusit për ta pasuar Allegrin

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri është zgjedhja e parë e Juventusit për të zëvendësuar Massimiliano Allegrin në stol.

Mediat italiane raportojnë se agjenti i Sarrit, Fali Ramadani do të takohet me drejtoren e Bluve, Marina Granovskaia, pas finales së Ligës së Evropës për të diskutuar largimin e tij.

Për më tepër, Blutë tashmë thuhet se kanë vendosur të zëvendësojë ish-trajnerin e Napolit me legjendën e klubit dhe menaxherin e Derby County, Frank Lampard.

Lexo po ashtu Juventusi përgatit ofertën për Sarrin, Chelsea do kompensim  

Sipas mediumit italian Sky Sport Italia, Sarri është zgjedhja e parë e drejtuesve të Zonjës së Vjetër për të zëvendësuar Allegrin.

Sarri pëlqehet shumë nga drejtuesit e Juventusit (Foto: Alexander Scheuber/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, ky medium gjithashtu thekson se Juve do të presë deri pas përfundimit të Ligës së Kampionëve për të parë nëse Mauricio Pochettino dhe Jurgen Klopp mund të largohen nga Tottenham Hotspur ose Liverpooli.

Në rast se dështojnë këto tri zgjidhje, alternativa e vetme “mbetet” trajneri i Lazios, Simone Inzaghi. /Telegrafi/