Telegrafi

Sarri e do në skuadër, Chelsea synon transferimin e Suarezit

Klubi anglez, Chelsea janë duke shikuar për një marrëveshje me Barcelonën për mesfushorin e tyre, Denis Suarez.

Mesfushori spanjoll po luan pak nën urdhrat e Ernesto Valverdes këtë sezon dhe kjo nuk po i pëlqen aspak.

Kjo pasi, ai këtë sezon ka luajtur vetëm tetë minuta në La Liga.

Lexo po ashtu Denis Suarez: Nuk jam i lumtur te Barcelona

Suarez ka deklaruar gjithashtu se nuk është i lumtur me situatën e tij te Barcelona dhe mund të largohet nga Camp Nou.

Denis Suarez (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, nuk mungojnë skuadrat të cilat e duan spanjollin në radhët e veta.

Sarri është adhurues i madh i Suarezit (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Sipas mediumit italian Calciomercato, Chelsea po shikon mundësinë e transferimit të Suarezit në Stamford Bridge.

Lexo po ashtu Leonardo: Po i vlerësojmë kushtet e transferimit të Fabregasit

Ky medium raporton gjithashtu se trajneri i Bluve, Maurizio Sarri është tifoz i madh i lojës së 24-vjeçarit.

Suarez thuhet se mund të kalojë si huazim gjashtëmujor te Chelsea në janar, ndërsa Cesc Fabregas të lëviz në drejtim të Milanit. /Telegrafi/