Trajneri i ri i Juventusit, Mauricio Sarri dëshiron ta sjellë portierin e Milanit, Pepe Reinan në klubin e Torinos.
Italiani planifikon që spanjolli, me të cilin bashkëpunoi te Napoli, të jetë portieri i dytë pas Wojciech Szczesny, pasi spekulohet se do të largohet nga klubi Mattia Perin.
Reina, i cili në muajin gusht do të mbush 37 vjet, filloi karrierën në Villarreal, pasi kaloi shtatë sezone në Liverpool, ai kishte veshur fanellën e Napolit gjersa ka qenë edhe pjesë e Bayern Munichut.
Me Liverpoolin, ai fitoi Kupën e Ligës, FA Cup dhe UEFA Super Cup, me bavarezët ishte kampion i Gjermanisë, ndërsa me Napolin fitoi Kupën e Italisë.
Me ekipin kombëtar të Spanjës, ai ishte kampion botëror në vitin 2010 dhe dy herë kampion i Evropës (2008 dhe 2012). Këtë sezon për Milanin mbrojti në 12 ndeshje në të gjitha garat. /Telegrafi/