Telegrafi

Sarri dëshiron që Kovacic të mbetet te Chelsea

Mateo Kovacic (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, ka kërkuar që Mateo Kovacic të mos kthehet te Real Madridi.

Mesfushori kroat është i huazuar te Chelsea për një vit nga gjiganti spanjoll dhe tekniku italian beson se ai është duke u përshtatur mirë me stilin e tij të lojës.

60-vjeçari është duke e përdorur N’Golo Kante në një rol më të avancuar prapa sulmuesve.

“Dua që Kovacic të qëndrojë. Ai është i huazuar, natyrisht, por do të doja shumë që Kovacic të mbetet në klub”, tha Sarri.

Kroati ende nuk ka gjetur golin në Ligën Premier, por ka dhuruar dy asistime. /KP/