Site icon Telegrafi

Sarah Jessica Parker u kthehet serialeve

Aktorja e famshme hollivudiane, Sarah Jessica Parker, pritet që t’u kthehet ekraneve të vogla.

Sipas Hollywood Reporter, ylli i “Sex and the City” është duke u përgatitur për një serial të ri që do të transmetohet nga shtëpia televizive HBO.

Seriali do të quhet “Divorce”, ndërsa xhirimet do të fillojnë kah fundi i vitit në qytetin e New Yorkut.

Frances quhet protagonistja që do të luajë Sarah Jessica, e cila mendon nëse të shkurorëzohet ose jo nga burri.

Mirëpo, më vonë burri e kupton se ajo e ka tradhtuar dhe pikërisht ai e kërkon divorcin. /Telegrafi/

Exit mobile version