Këngëtari i njohur i muzikës ‘rock’, Vedat Ademi, prej vitesh është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai jeton atje së bashku me bashkëshorten dhe dy djemtë e tij.
Djali i madh i Vedatit i quajtur Jonart, është tashmë gati gjashtë vjeç dhe sapo ka mësuar të shkruajë.
Me të mësuar shkrimin, në një nga detyrat shkollore, i vogli ka shkruar për atë se çfarë dëshiron të bëhet, e që duket se është profesioni të cilin e gëzon babai i tij.
“Kur të rritem, dua të bëhem këngëtar. Unë këndoj mirë”, janë fjalët që ka shkruar në anglisht Jonarti i vogël.
I emocionuar nga kjo gjë, këngëtari Ademi ka ndarë me ndjekësit e tij në InstaStory fotografinë e kësaj letre emocionuese.
“Këngëtari im i ardhshëm”, ka shkruar Vedati, duke iu referuar kështu dëshirës që i vogli i tij ka shprehur për të kënduar njëlloj siç bën i ati. /Telegrafi/