Mbrojtësi i Interit, Davide Santon, raportohet se ka refuzuar kalimin te Galatasaray dhe Real Betis.
27-vjeçari nuk po arrin të luajë vazhdimisht nën urdhrat e Luciano Spallettit dhe kontrata e tij përfundon në qershor.
Sipas FCInterNews.it, zikaltrit kanë marrë oferta për italianin nga Galatasaray dhe Real Betis dhe ia kanë prezantuar idenë lojtarit.
Por, ish-mbrojtësi i Newcastle Unitedit e ka refuzuar duke thënë se nuk është i gatshëm të largohet ende nga Interi.
Deri më tani Santon është paraqiture nëntë herë këtë sezon.
Vlen të theksohet se italiani është prodhim i akademisë së Interit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=paC_IVIP53g