Site icon Telegrafi

Santiana qan me dënesë në shtratin e saj, nuk i tregon askujt se çfarë ka

Santiana Maloku, e njohur për energjinë e saj në Big Brother VIP Kosova, ka përjetuar një mëngjes ndryshe nga të zakonshmit.

Ajo është zgjuar duke ndjerë peshën e një trishtimi të thellë, i cili e ka shtyrë të qajë në shtrat pa pasur dikë pranë për të ndarë ndjenjat e saj.

Mëngjesi i sotëm ka shënuar një moment të ndjeshëm për Santianën, e cila deri më tani ka qenë një figurë e fortë në shtëpi.

Lexo po ashtu Santiana rrëfen sfidën me kancerin në moshën 18-vjeçe, sëmundje që e trashëgoi nga nëna e saj: Çfarë s'kemi hequr për t'i gjetur paratë

Bukuroshja nga Gjakova nuk ka dhënë ndonjë sqarim të qartë për shpërthimin e saj emocional, duke lënë shikuesit dhe bashkë-banorët e shtëpisë në pikëpyetje.

Tensioni i kësaj jave ka qenë i ndjeshëm për të gjithë, veçanërisht për Santianën, e cila është në mes të një nominimi të vështirë së bashku me dy konkurrentë shumë të fortë, Blerandon dhe Bucin.

Lexo po ashtu Santiana e mohoi gjatë spektaklit, Ganiu Gërmia publikon videon kur ajo e kishte sharë me familje brenda shtëpisë së BBVK

Presioni për të mbijetuar eliminimin e të premtes shton stresin dhe mund të jetë një nga arsyet e mundshme për momentin e saj të dobët.

Njëri prej të treve do të largohet përfundimisht nga gara këtë të premte – pa mundësinë për të pasur më një biletë kthimi. /Telegrafi/

Foto: Santiana Maloku/Instagram
Exit mobile version