Site icon Telegrafi

Santiana Maloku: Lumbardhi nuk e ka fituar me meritë, shpesh e kam demoluar me debate në BBVK

Santiana Maloku (Foto: Onima Entertainment/YouTube)

Santiana Maloku, ish-konkurrentja e njohur e “Big Brother VIP Kosova”, u shfaq së fundmi në një intervistë me moderatorin Fis Juniku ku foli për fituesin e këtij edicioni, Lumbardh Salihun.

Pavarësisht rivalitetit dhe debateve të shpeshta që pati me të gjatë qëndrimit në shtëpi, Santiana mori një qëndrim të balancuar kur u pyet nëse Lumbardh meritonte fitoren.

“S’mund të them që e ka fituar me meritë, sepse unë me Lumbardhin kam pasur shumë debate, edhe shpesh nëpër debate e kam demoluar Lumbardhin unë, e din ai vet”, u shpreh Santiana, duke sugjeruar se përballjet e tyre ishin të ashpra. Megjithatë, ajo shtoi një vlerësim pozitiv për karakterin e tij: “Por nuk është djalë i keq, është shumë djalë i mirë”.

Foto: Santiana Maloku/Instagram

Përvoja e Santianës në “Big Brother VIP Kosova” u mbyll në gjysmëfinalen e edicionit të dytë, vetëm një javë para se të zhvillohej finalja, ku pati katër konkurrentë në luftë për çmimin e madh: Edona James, Blerando, Shqipe Hysenaj dhe Lumbardh Salihu.

Lexo po ashtu Nga gjetja e orës së saktë në mikrovalë e deri te miu që iu hyri në shtëpi - Santiana rrëfen sekretet e Big Brother VIP Kosova pas daljes

Eliminimi i saj solli fundin e një udhëtimi të gjatë dhe të mbushur me ndodhi në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Edhe pse për Santianën, fituesi i këtij edicioni mund të mos të jetë zgjedhur në bazë të meritës në debatet e tyre të ashpra, komentet e saj pasqyrojnë një respekt të thellë dhe njohje të cilësive të Lumbardhit si person. /Telegrafi/

Exit mobile version