Janë sanksionuar 171 tifozë të Juventusit sipas masës Daspo, pasi Romelu Lukaku iu nënshtrua abuzimeve raciste nga disa tifozë në Allianz Stadium gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës ëë Italisë më 4 prill.
Daspo (Divieto di Accedere alle manifestazioni Sportive) është një masë e zbatuar nga autoritetet italiane që synon të parandalojë dhunën dhe sjelljen antisociale në ngjarjet sportive.
Rezultati i hetimit për incidentet rreth përplasjes së Kupës nga Digos në Torino zbuloi se 250 tifozë të Juventusit u identifikuan që kishin sulmuar Lukakun në baza racore.
Belgu kishte konvertuar në gol një penallti të minutës së 95-të për të barazuar rezultatin gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale, përpara se t’i jepej një karton i dytë i verdhë për festën e tij, të cilën arbitri e konsideroi si një provokim ndaj tifozëve të Juventusit, pavarësisht se e kishte bërë saktësisht të njëjtën gjë në disa ndeshje më parë.
Pavarësisht se apeli fillestar i Interit për pezullimin e Lukakut u refuzua, presidenti i FIGC, Gabriele Gravina bëri një përjashtim dhe anuloi vendimin e Gjykatës së Apelit për të lejuar të huazuarin e Chelseat të luante në ndeshjen e kthimit në San Siro.
171 mbështetësit që janë njohur si nxitës të thirrjeve raciste do të gjobiten për shkeljen e rregulloreve që lidhen me sjelljen e rregullt në stadiumet e futbollit.
Hetimet e mëtejshme për të identifikuar pjesën e mbetur të tifozëve përgjegjës të Juventusit janë ende duke u zhvilluar. /Telegrafi/
Cori razzisti in Juve-Inter: 171 daspo a tifosi bianconeri #CoppaItalia https://t.co/lzise8Pn15
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) April 24, 2023