Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu e ka quajtur lajm jashtëzakonisht të mirë vendosjen e sanksioneve amerikane nga grupeve të krimit të organizuar në veri të udhëhequr nga Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radojçiq.
Në një shkrim në Facebook, ka thënë se është theksuar që moti se veriu është i tillë jo për shkak të banorëve, por sepse është kontrolluar nga grupe të tilla kriminale që nuk kanë pasur vetëm mbështetjen e Beogradit, por edhe të Prishtinës.
“Këto grupe kriminale, që hera herës priteshin edhe në zyrat e institucioneve tona më te larta, fshihen prapa rezistencës që i bëjnë organeve të rendit për të sjellë rend e ligj në atë pjesë të Republikës”, ka shkruar ministrja.
Tutje shoti se Kosova është e përcaktuar qartë në luftimin e kriminalitetit në çdo cep te saj.
“Sanksionet e SHBA-së mbi këto grupe kriminale tregojnë qartë adresat konkrete të vatrave të kriminalitetit që terrorizojnë qytetarët e asaj ane”, tha Haxhiu.
Millan Radoiçiq, Zvonko dhe Zharko Vesellinoviq, Srgjan Vulloviq, Zhelko dhe Andrija Bojiq dhe Radulle Steviq – të gjithë serbë nga Kosova – janë vënë në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së.
Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja, në kuadër të këtij departamenti, publikoi të mërkurën një listë të individëve dhe kompanive të tyre në vende të caktuara, që me një emër quhen “Shtetas të etiketuar në mënyrë të posaçme”./Telegrafi/