Site icon Telegrafi

Sane gjithnjë e më afër kampionatit anglez

Njëri nga talentet më të mëdhenj në Gjermani, Leroy Sane është gati të largohet nga vendlindja e tij.

Sulmuesi anësor i Schalke 04, i cili ka pasur hapësirë edhe në Kampionatin Evropian, është bërë objektiv i skuadrave angleze.

Mediat gjermane kanë raportuar se Sane është duke i numëruar ditët e tij në Schalke.

Djaloshi aktualisht është në pushim pas Euro 2016, por edhe në pritje të një telefonate nga menaxheri i tij se ku do ta vazhdojë karrierën e tij.

Manchester City dhe Arsenal janë dy skuadrat që po e dëshirojnë me çdo kush yllin e ri gjerman.

Schalke ka vendosur ta lirojë atë, por skuadrat që e duan duhet të paguajnë rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version