Telegrafi

Sancho dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve, alarmohen klubet angleze

Ylli anglez i Borussia Dortmundit, Jadon Sancho thuhet se dëshiron të luajë futboll në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe një largim nga klubi gjerman duket i pashmangshëm.

E ardhmja e Sanchos ka qenë në udhëkryq vitin e fundit dhe një largim i tij nga Dortmundi është përfolur shumë që nga vera e kaluar.

Megjithatë, pritjes si duket i ka ardhur fundi dhe Sancho pritet të largohet këtë verë, pasi ka një marrëveshje të tillë edhe me drejtuesit.

Lexo po ashtu Dortmundi konfirmon se Sancho ka një ‘marrëveshje zotërinjsh’ për t’u larguar, por jo edhe Haaland

Sipas mediumit Sky Sports, Sancho dëshiron të luajë futboll në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe nëse do të largohet nga Dortmundi.

Katër klube thuhet se janë të etur për lojtarin anglez, me Manchester United, Liverpoolin dhe Chelsea që kanë qenë të lidhur me sulmuesin anësor.

Lexo po ashtu Dortmundi zvogëlon çmimin e kërkuar për Sanchon

Edhe klubi gjerman thuhet se i ka ulur pretendimet dhe kërkesat për Sanchon.

Nga 120 milionë euro sa kërkonte vitin e kaluar, tani Dortmundi do ishte i kënaqur me një ofertë rreth 90 milionë euro. /Telegrafi/