Ylli anglez i Borussia Dortmundit, Jadon Sancho thuhet se dëshiron të luajë futboll në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe një largim nga klubi gjerman duket i pashmangshëm.
E ardhmja e Sanchos ka qenë në udhëkryq vitin e fundit dhe një largim i tij nga Dortmundi është përfolur shumë që nga vera e kaluar.
Megjithatë, pritjes si duket i ka ardhur fundi dhe Sancho pritet të largohet këtë verë, pasi ka një marrëveshje të tillë edhe me drejtuesit.
Sipas mediumit Sky Sports, Sancho dëshiron të luajë futboll në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe nëse do të largohet nga Dortmundi.
Katër klube thuhet se janë të etur për lojtarin anglez, me Manchester United, Liverpoolin dhe Chelsea që kanë qenë të lidhur me sulmuesin anësor.
Edhe klubi gjerman thuhet se i ka ulur pretendimet dhe kërkesat për Sanchon.
Nga 120 milionë euro sa kërkonte vitin e kaluar, tani Dortmundi do ishte i kënaqur me një ofertë rreth 90 milionë euro. /Telegrafi/