Portali i njohur britanik “Goal.com” ka publikuar një formacion të kombinuar të skuadrave Arsenal dhe Manchester United, që do luajnë mes vete në derbin e javës në Ligën Premier, ku pjesë e tij është mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi.
Mbrëmja e së shtunës mbrëma në Ligën Premier do t’i ndesh mes vete dy rival të mëdhenj, me Arsenalin që i pret Djajtë e Kuq në stadiumin Emirates.
Nëse Topçinjtë duan të qëndrojnë në garë për titull, është një ndeshje që duhet me siguri ata ta fitojnë, pasi ata qëndrojnë katër pikë prapa skuadrës së Jose Mourinhos dhe tetë pas fqinjëve të Manchester City.
Të dyja skuadrat patën përvojë pozitive në mesjavë, pasi Unitedi fitoi në udhëtim 4-2 ndaj Watfordit, ndërkohë, Arsenali fitoi ndaj Huddersfield me rezultat 5-0.
Por, cilat lojtarë në dispozicion për zgjedhje nga të dyja palët që do të bënin një formacion të kombinuar të gjykuar në formën e tyre deri më tani këtë sezon?
Goal.com ka bërë zgjedhjen e tyre, ku gjashtë futbollistë vijnë nga Arsenali dhe pesë tjerë nga Manchesteri.
Disa zgjedhje duken befasuese, por portali britanik i ka gjykuar në bazë të formës së treguar, teksa vend nuk ka mundur të zë mesfushori në formë me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka.
Formacioni i Goal.com me vendosje 3-4-2-1: De Gea: Mustafi, Smalling, Koscielny; Bellerin, Ramsey, Pogba, Young; Ozil, Marial; Sanchez. /Telegrafi/