Site icon Telegrafi

Sanches pranon ofertën e Milanit, Man Utd dhe Newcastle favorit në garën për Botman

Renato Sanches është më afër se Sven Botman për t’iu bashkuar Milanit pasi Manchester United dhe Newcastle Unitedi thuhet se kanë tejkaluar kuqezinjtë për mbrojtësin holandez.

Milani është në kërkim të një mesfushori të ri qendror pasi Franck Kessie do t’i bashkohet Barcelonës si një lojtar i lirë.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Sanches është objektivi primar i Milanit dhe mesfushori portugez është afër kalimit në San Siro.

Lexo po ashtu Sanches goditja e parë e Milanit në afatin kalimtar veror

Agjenti i tij, Jorge Mendes tashmë ka arritur një marrëveshje me kampionët e Serie A, të cilët tani po përpiqen të bien dakord për një tarifë transferimi me Lille.

Milani ka negociuar me skuadrën e Ligue 1 edhe për Botman. Mbrojtësi holandez ka dhënë gjithashtu dritën jeshile për t’iu bashkuar kuqezinjve.

Megjithatë, bisedimet kanë vazhduar për një kohë të gjatë dhe ka një ndjenjë se Paolo Maldini dhe Ricky Massara nuk do të jenë në gjendje të përputhen me çmimin e kërkuar të Lille.

Lexo po ashtu Botman flet për interesimin e Milanit dhe Newcastles: Dua të bëjë një hap përpara në karrierë

Manchester United dhe Newcastle po monitorojnë nga afër mbrojtësin dhe kanë më shumë burime financiare se Milani për të bindur Lille ta shesë yllin e tyre.

Botman konfirmoi bisedimet e vazhdueshme me kuqezinjtë në fillim të kësaj jave dhe agjenti i tij kishte arritur një marrëveshje me Milanin gjatë një takimi transferimi të mbajtur në shkurt. /Telegrafi/

Exit mobile version