Site icon Telegrafi

Rummenigge: Sanches largohet vetëm me huazim

Drejtori i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka thënë se synimi i Milanit dhe Manchester Unitedit, Renato Sanches, mund të lihet i lirë vetëm në formë huazimi.

Rossonerët janë të etur për të nënshkruar me mesfushorin portugez këtë afati kalimtar të verës, por drejtori i Milanit, Marco Fassone, ka deklaruar dje se ai është shumë i shtrenjtë.

Lexo po ashtu Fassone: Nuk ka bisedime për Sanches

Nuk ka vonuar shumë edhe përgjigja e drejtorit të Bayernit, Rummenigge, i cili ka theksuar se Sanches mund të bëhet një lojtar i madh në të ardhmen, dhe se largimi i tij për shkak të minutazhit mund të vijë vetëm në formë huazimi.

“Ne besojmë se Sanches mund të bëhet një lojtar i madh dhe se ai mund të ndihmojë Bayernin në të ardhmen”, iu ka thënë fillimisht Rummenigge gazetarëve përpara miqësores së sotme ndaj Interit.

Lexo po ashtu Ancelotti: Sanches mund të largohet

“Ai nuk dëshiron të largohet, por ai ka dëshirë për të luajtur vazhdimisht”.

“Nëse vendoset se do të largohet, do të ishte vetëm një vit huazim diku”, përfundoi drejtori i Bavarezëve. /Telegrafi/

Exit mobile version