Telegrafi

San Antonio vazhdon me fitore (Video)

San Antonio Suprs vijon të jetë skuadra që ndjek Golden State në Konferencën e Perëndimit, duke mundur 97-81 Detroit Pistons dhe konfirmohet si forca e dytë në këtë kah të kampionatit.

Një fitore e merituar e Spurs, e 51-ta sezonale, ku diferencën e bënë Leonard me 27 pikë dhe Aldridge me 23 pikë e 10 kërcime.

Rikthehet të fitorja Denver, që mundu 117-107 Lakers, takim ku në fushë u rikthyer Kobe Bryant për kalifornianët, por realizoi vetëm 5 pikë.

U dallua Russell me 24 pikë, por që s’mjaftuan, ndërsa për Denver diferencën e bëri stoli me Augustin, që realizoi 26 pikë.

Rezultatet:
Orlando – Chicago, 102-89
Philadelphia – Charlotte, 99-119
Boston – Portland, 116-93
Toronto – Utah Jazz, 104-94
Houston – New Orleans, 100-95
Memphis – Sacramento, 104-98
Milwaukee – Indiana, 99-104
Minnesota – Washington, 98-104
San Antonio – Detroit, 97-81
Denver – Lakers, 117-107
Clippers – Oklahoma, 103-98