Ish-anëtari i Interit, Barcelonës dhe Chelseat, Samuel Eto’o është përfshirë në një aksident me makinë.
Sipas mediave kamerunase, legjenda e futbollit është aksidentua me makinën e tij, mirëpo gjendja e tij është e mirë dhe stabile.
Eto’o u aksidentua në Nkongsamba-Littoral, një regjion në Kamerun, derisa është goditur nga një autobus.
❗Samuel Eto'o was involved in a car accident in Cameroon this morning. The Barça legend was immediately transferred to a hospital, but he is in stable and fine condition. pic.twitter.com/dLg58iD4wD
— Barça Universal (@BarcaUniversal) November 8, 2020
Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, makina e tij duket se ka pësuar dëme të mëdha materiale.
Eto’o është në gjendje të mirë shëndetësore, mirëpo nuk është bërë e ditur se në cilin spital po qëndron.
E gjitha çfarë është bërë e ditur se sulmuesi gjendet jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohet nga mjekët. /Telegrafi/