Site icon Telegrafi

Sampaoli publikon listën preliminare të Argjentinës me 35 futbollistë, aty edhe Icardi e Dybala

Një shikim në sy me Messin, i cili besohet se ndikoi që Icardi të mos ftohej në Botërorin, Rusia 2018

Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli ka publikuar listën preliminare të kombëtares së tij, e cila përbëhet nga 35 futbollistë.

Argjentina ka siguruar kualifikimin dhe do të jetë prezent në Rusi për Kampionatin Botëror të vitit 2018.

Kombëtarja Albiceleste llogaritet si njëra nga favoritët kryesorë për ta fituar trofeun pasi edhe para katër viteve ishin në finalen e Brazilit, por u mposhtën nga Gjermania.

Lexo po ashtu Crespo: Argjentina ka nevojë për Icardin, nuk ftohet sepse nuk e ka shok Messin

Megjithatë, për dallim nga kampionatet e kaluara në këtë kampionat trajneri po has në vështirësi shkaku i zgjedhjeve të shumta me futbollistë.

Këtë problem e ka vërtetuar edhe vet Sampaoli, i cili për dallim nga disa kombëtare që kanë publikuar listën e plot me 23 futbollistë apo eventualisht 25, argjentinasi ka publikuar listën preliminare me 35 lojtarë.

Në këtë listë gjenden edhe dy emrat më të përfolur, sulmuesi i Interit, Mauro Icardi dhe ai i Juventusit, Paulo Dybala, të cilët në ndeshjet e fundit eliminatore dhe miqësore nuk u ftuan fare.

Në këtë listë nuk mungojnë emrat e njohur si Lionel Messi, Sergio Aguero, Ever Banega, Javier Mascherano e Nicolas Otamendi.

Lista përfundimtare me vetëm 23 futbollistë e Sampaolit është njoftuar se do të publikohet të hënën e ardhshme me një konferencë shtypi. /Telegrafi/

Exit mobile version