Mohamed Salah ka zbuluar se pyetja e parë që ai i bëri trajnerit Jurgen Klopp pas nënshkrimit për Liverpool ishte në lidhje me atë nëse ai do të zëvendësonte apo jo Sadio Manen në krahun e djathtë.
Salah përfundoi një transferim rreth 42 milionë eurosh në Liverpool nga Roma në verën e vitit 2017, duke u futur në skuadrën e tij të dytë në Ligën Premier.
Ylli egjiptian nuk kishte arritur më parë të tregonte klasin e tij te Chelsea dhe kjo ishte arsyeja që shumë dyshuan kur Reds thyen rekordin e klubit për transferimin e tij.
Sidoqoftë, 28-vjeçari e justifikoi shpejt çmimin e tij me paraqitjet për Liverpoolin, duke i ndihmuar ta fitojnë Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve.
Salah fitoi “Këpucën e Artë” dy herë radhazi duke krijuar një partneritet të frikshëm me Sadio Mane dhe Roberto Firmino.
Megjithatë, vet ylli egjiptian ishte skeptik në fillimin e tij në Anfield pasi frikësogej nga konkurrenca me Mane dhe tashmë ka zbuluar pyetjen e parë që ia kishte bërë Kloppit pas transferimit te Reds.
“Ai foli me mua shumë dhe plani i tij për të ardhmen më bëri shumë të emocionuar”, ka thënë fillimisht Salah për beIN Sports.
“Pyetja ime e parë për të ishte “Po Sadio?”, pasi ne luajmë në të njëjtin pozicion dhe ai tha që Mane do të luajë në të majtë”, përfundoi egjiptiani. /Telegrafi/