Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah është votuar si lojtari më i mirë i javës së tretë në Ligën e Kampionëve, në ndeshjet e vlefshme për grupe.
Ylli i Liverpoolit është zgjedhur lojtari më i mirë i javës së tretë në Ligën e Kampionëve, duke u votuar për të dytën herë si më i mirë pasi epitetin e njëjtë e mori edhe në javën e parë.
Anësori egjiptian pati paraqitje të shkëlqyer në fitoren 7-0 ndaj Mariborit në udhëtim, dhe kjo paraqitje e tij bëri që të lë mbrapa në garë shumë yje.
Salah në ndeshje ndaj Mariborit shënoi dy gola, bëri një asistime dhe kishte katër goditje në drejtim të portës.
Këto statistika bënë që votuesit e UEFA.com ta zgjedhin atë si lojtari më të mirë të javës, duke e fituar këtë epitet bindshëm.
Egjiptiani fitoi 51 për qind të votave, duke larg pas vete sulmuesin turk të Besiktasit, Cenk Tosun, i cili u votua me 33 për qind.
Vendi i tretë shkoi për holandezin e Spartakut të Moskës, Quincy Promes, i cili mori 7 për qind të votave, ndërsa Lionel Messi ishte vetëm i katërti me 4 për qind.
Poshtë pesëshes më të mirë përfunduar edhe yjet të mëdha si Cristiano Ronaldo me 2 për qind dhe Eden Hazard e Neymar me nga 1 për qind të votave. /Telegrafi/