Site icon Telegrafi

Salah drejt largimit nga Liverpooli, Real Madridi ose Barcelona mund të jetë klubi i ri i egjiptianit

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah po përgatitet të largohet nga Anfield dhe mund të përfundojë në La Liga te Real Madridi ose Barcelona.

Salah u bashkua me Liverpoolin në vitin 2017 për 37.8 milionë funte nga Roma, dhe 28-vjeçari është bërë një nga lojtarët kryesorë të klubit.

Ai ka shënuar 118 gola në 189 paraqitje, duke luajtur një rol kryesor në triumfet e tyre si në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën Premier.

Lexo po ashtu Owen me akuza të mëdha, pretendon se Mane nuk po fiton penallti për të ndaluar shënimin e golave nga Salah

Megjithatë, pavarësisht këtij suksesi, duket se shqetësimet po rriten se ai mund të shkojë drejt largimit në Reds.

Ylli egjiptian ishte dukshëm i bezdisur që u zëvendësua gjatë humbjes së Reds ndaj Chelseat këtë të enjte, duke bërë që trajneri Jurgen Klopp të trajtojë fatkeqësinë e tij pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Klopp: Lojtarët nuk do ta kërkojnë largimin, nëse Liverpooli nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve

Raportet e fundit tregojnë se agjenti i Salah ka planifikuar takime si me Real Madridin ashtu edhe me Barcelonën në javët e ardhshme, me të dy palët në kërkim të një lojtari të shkathët sulmues.

Vera e këtij viti dhe afati kalimtar pritet të jetë shumë interesant në aksin Angli-Spanjë, me Salah aktorin kryesor. /Telegrafi/

Exit mobile version