Mohamed Salah dhe Jurgen Klopp u përfshinë në një grindje të furishme verbale pasi Liverpool pranoi një barazim të vonshëm ndaj West Ham të shtunën pasdite.
Liverpooli barazoi në udhëtim te West Hami me rezultat 2-2 në ndeshjen e javës së 35-të të Ligës Premier.
Me këtë barazim, Reds thuajse humben të gjitha gjasat për titull kampion, duke qenë se mbesin dy pikë mbrapa Arsenalit me një ndeshje më pak dhe një pikë mbrapa Manchester Cityt me dy ndeshje më pak të luajtura.
Ky barazim nuk u prit aspak mirë te ekipi nga Anfield dhe një moment i ndeshjes i tregon të gjitha.
Trajneri Klopp dhe ylli i ekipit, Salah, ishin akterët e një përplasje të furishme verbale pas golit të barazimit të pranuar në minutën e 77-të.
Salah ishte duke pritur të vija anësore për t’u inkuadruar në lojë kur erdhi goli i barazimit dhe kjo çoi në një debat të tij me Klopp.
Ishte uruguaiani Darwin Nunez që duhej të qetësonte gjërat mes Klopp dhe Salah.
Deri tani nuk dihet saktësisht se çfarë u tha mes dyshes, por Salah dukej dukshëm i pakënaqur edhe gjatë ngrohjes, pasi nuk ishte pjesë e formacionit titullar. /Telegrafi/
Salah and Klopp fighting on the sideline. The downfall of Liverpool is beginning 😂🤣 https://t.co/zQwkchRnbT
— Footy Humour (@FootyHumour) April 27, 2024
Salah and Klopp arguing at the touchline, yeah Liverpool dressing room is finished. https://t.co/NdGSPJ7mfJ
— Jacky (@MCFC_Jacky) April 27, 2024
It's all falling apart at Liverpool… pic.twitter.com/XQED6KkwlA
— Matt (@TacticallyMatt) April 27, 2024