Mohamed Salah ka barazuar një rekord të mbajtur nga Robin van Persie dhe Cristiano Ronaldo pasi ka shënuar gol në fitoren 2-1 të së shtunës në Crystal Palace.
Sulmuesi i Liverpoolit ka shënuar tashmë në 21 ndeshje të këtij sezonit në Ligën Premier dhe është vetëm personi i tretë që nga viti 1992 që e arrin këtë.
21 – Mohamed Salah has now scored in the joint-most Premier League games in a single 38-match season (also Robin van Persie 2012-13 and Cristiano Ronaldo 2007-08). Solid. #CRYLIV
— OptaJoe (@OptaJoe) March 31, 2018
Ronaldo arriti këtë sukses në sezonin 2007-08, pasi Manchester United fitoi titullin e Ligës Premier.
Reprezentuesi portugez, dikur futbollisti më i shtrenjtë në botë, shënoi një total prej 31 golash, me skuadrën e Sir Alex Ferguson që mposhtën Chelsean në garën për trofeun e ligës.
Van Persie gjithashtu arriti këtë rekord sa ishte në United, duke shënuar 26 herë, ndërsa United sërish fitoi titullin, në sezonin e fundit të Sir Alex Ferguson, me një hendek prej 11 pikësh ndaj rivalëve më të afërt të Manchester Cityt.
Salah me siguri do të përfundojë sezonin pa ndonjë medalje të fituesve të Ligës Premier rreth qafës së tij, me Cityn e Pep Guardiolas që është vetëm dy ndeshje larg nga kurorëzimi si kampion.
Megjithatë, ai mund të përfundojë me fitimin e Këpucës së Artë, pasi aktualisht ai kryeson me 29 gola apo pesë gola përpara Harry Kane të Tottenhamit në garën për golashënuesit më të mirë.
Stoqet e reprezentuesit të Egjiptit në Anfield vazhdojnë të rriten, pas një sezoni të debutimit elektrik deri më tani. Ai është aq popullor në vendin e tij, saqë disa njerëz votuan që ai të bëhet presidenti i tyre i ri.
I transferuar për një shifër prej 34 milionë funtesh apo rreth 42 milionë eurosh nga Roma në verën e kaluar, ish-sulmuesi i Chelseat ka marrë në dorë frenat e klubit në Ligën Premier dhe në Evropë. /Telegrafi/