Site icon Telegrafi

Salah afër thyerjes së rekordit të madh të Shearer në Ligën Premier

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah është afër të thyejë një rekord të madh të legjendës angleze, Alan Shearer, në Ligën Premier.

Salah aktualisht është i dyti në listën e lojtarëve të Ligës Premier me më së shumti gola të shënuar kundër ‘gjashtës së madhe’ të skuadrave.

Për ata që nuk janë të informuar, ‘gjashtëshja e madhe’ u referohet ekipeve si Manchester United, Arsenal, Manchester City, Chelsea, Tottenham Hotspur dhe, natyrisht, Liverpool.

Salah ka 56 gola në 81 ndeshje kundër këtyre klubeve dhe është vetëm katër gola prapa legjendarit Alan Shearer (60 gola në 83 ndeshje), i cili kryeson listën.

Egjiptiani ka kaluar tashmë ish-yllin e Cityt, Sergio Agueron (54 gola në 84 ndeshje), i cili më parë ishte në vendin e dytë.

Në pozitën e katërt gjendet Ëayne Rooney (52 gola në 128 ndeshje), ndërsa Jamie Vardy i pesti me 49 gola në 81 ndeshje.

Në listë gjenden edhe Harry Kane i shtati me 43 gola në 59 ndeshje, Didier Drogba i nënti me 39 gola në 86 ndeshje dhe Thierry Henry (38 gola në 61 ndeshje) i dhjeti. /Telegrafi/

Exit mobile version