Site icon Telegrafi

Sadio Mane befason me zgjedhjen e sulmuesit më të mirë me të cilin ka luajtur

(Foto: Getty)

Ish-futbollisti i Liverpoolit, Sadio Mane, e ka treguar emrin e sulmuesit më të mirë me të cilin ka luajtur gjatë karrierës së tij deri më tani.

Sulmuesi aktual i Bayern Munichut ka luajtur me disa lojtarë të jashtëzakonshëm të fazës ofensive, si Mohamed Salah e Roberto Firmino, megjithatë ka befasuar me zgjedhjen e tij.

Në një prononcim për 11teamsports në TikTok, senegalezi ka befasuar me mërin që e ka përmendur si më të mirin.

Futbollisti ofensiv më i mirë me të cilin ka luajtur Mane është Divock Origi – sulmuesi belg, i cili u transferua te Milani në fund të sezonit të kaluar. Dyshja kanë kaluar gjashtë vite së bashku për t’u larguar të dy në të njëjtën periudhë.

@11teamsports

Ultimate player x Sadio Mane 🤯 Do you agree? #UltimatePlayer #ultimatetean #ultimate #fut #sadiomane #NewBalanceFootball #Newbalance #FCBayern #LoveTheGame #11teamsports

♬ Originalton – 11teamsports

Kapitenin e Liverpoolit, Jordan Henderson, e ka zgjedhur si liderin më të mirë me të cilin ka punuar, derisa përgjigjet tjera kryesisht përfshijnë futbollistët e Bayernit.

Lexo po ashtu Robertson tregon se Mane gjobitej rregullisht te Liverpooli pas thyerjes së rregullave të klubit

Gjatë kohës së tij në Anfield, Origi ka realizuar 41 gola, ndërsa në 21 paraqitje me Milanin deri më tani e ka gjetur vetëm dy herë rrjetën.

Për befasi, ngjashëm sikurse Mane, në një intervistë të vitit 2021, edhe asistent trajneri i Liverpoolit, Pep Lijnders, e kishte zgjedhur belgun si finalizuesin më të mirë me të cilin ka punuar. /Telegrafi/

Exit mobile version