Telegrafi

Sadiku brenda javës transferohet te skuadra e madhe izraelite?

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe Zurichut, Armando Sadiku është emri kryesor në merkaton e Maccabi Haifas.

Sipas mediave izraelite, kjo është java vendimtare në të cilën Maccabi Haifa do të vendos për të plotësuar apo jo kushtet ekonomike që kërkon skuadra zvicerane.

Lexo po ashtu Sadiku kërkohet edhe nga Maccabi Haifa

Kërkesat ekonomike për pagesën e Sadikut janë të pranueshme, por problem mbetet shuma që kërkon Zurichu.

Në rast se dështon ky transferim, atëherë në pritje të lojtarit është skuadra tjetër izraelite Hapoel Ber Sheva.