Site icon Telegrafi

Sa shpenzuan klubet e Serie A për tarifat e agjentëve në vitin 2021

lubet e Serie A shpenzuan 174 milionë euro për tarifat e agjentëve në vitin 2021, 26 për qind më shumë se në vitin 2020, me Juventusin, Interin dhe Romën që janë tre shpenzuesit më të mëdhenj të vitit të kaluar.

Pavarësisht krizës financiare që goditi futbollin italian, klubet e Serisë A shpenzuan më shumë para për tarifat e agjentëve në vitin 2021 sesa një vit më parë.

Siç thekson Calcio&Finanza, shpenzimet mesatare të klubeve të Serisë A për tarifat e agjentëve në vitin 2021 janë 8.7 milionë euro. Raporti përfshin negociatat për nënshkrime të reja, shitje ose zgjatje kontratash. Vitin e kaluar, Juventusi pagoi pothuajse 30 milionë euro për agjentët, i ndjekur nga Interi dhe Roma. Ka një hendek të madh midis tre shpenzuesve më të mëdhenj dhe klubeve të tjera. Milani është i katërti me pak më shumë se 12 milionë euro.

Lexo po ashtu Shumë gabime gjatë këtij edicioni - Serie A merr vendim të ri rreh VAR-it

Kuqezinjtë panë Gigio Donnarumman dhe Hakan Calhanoglun të largoheshin në fund të kontratave të tyre në verë dhe tarifat e agjentëve besohet të jenë një nga arsyet pse kuqezinjtë nuk arritën të zgjasin me ish-yjet e tyre.

Napoli, i cili aktualisht ndodhet i dyti në tabelën e Serisë A, është pas Atalantës, Fiorentinës dhe Sampdorias që kanë paguar më pak se shtatë milionë euro për përfaqësuesit e lojtarëve në 2021.

Lexo po ashtu Kryebashkiaku i Milanos këmbëngul se projekti për stadiumin e ri të Interit dhe Milanit do të vazhdojë

Tarifat e agjentëve: Sa shpenzuan klubet e Serie A në 2021?

Juventus – 28.914.175 euro

Inter – 27.512.882 euro

Roma – 25.962.250 euro

Milan – 12.567.884,67 euro

Atalanta – 8.353.775 euro

Fiorentina – 8.256.475 euro

Sampdoria – 7.227.645,10 euro

Napoli – 6.906.264,11 euro

Sassuolo – 6.817.361,37 euro

Udinese – 5.820.175,61 euro

Cagliari – 4.979.275 euro

Lazio – 4.716.477,29 euro

Genova – 4.678.770 euro

Verona – 4.539.516,75 euro

Bolonja – 3.961.288,80 euro

Empoli – 3.631.850 euro

Torino – 3.492.116 euro

Spezia – 2.391.278,14 euro

Venezia – 1.859.570,25 €

Salernitana – 1.242.844,59 €

Gjithsej: 173.831.816,68 € /Telegrafi/

Exit mobile version