Telegrafi

Sa para kanë shpenzuar deri më tani sauditët për të ofruar disa nga yjet e futbollit?

“Liga e Arabisë Saudite po bëhet më e mirë, sezonin e ardhshëm do të jetë edhe më e mirë, hap pas hapi mendoj se do të bëhet një nga pesë ligat më të mira në botë, thjesht duhet kohë dhe lojtarë”, kishte thënë Cristiano Ronaldo pak muaj më parë.

Pasi u mbyll sezoni i kaluar në Ligën Saudite Pro, filloi një uragan ku yjet më të mëdha të futbollit do të përfundonin nga Evropa në Superligën e Arabisë Saudite.

Neymar, Karim Benzema, Sadio Mane, Marcelo Brozovic, N’Golo Kante, Roberto Firmino, Sergej Milinkovic-Savic, Jordan Henderson, Ruben Neves dhe Riyad Mahrez janë vetëm disa nga lojtarët që shkuan në Arabinë Saudite.

Lexo po ashtu Kështu duket skuadra më e vlefshme në botë me lojtarë që kanë mbi 30 vjeç - mungojnë Messi dhe Ronaldo

Sezoni tashmë ka nisur, por përforcime të reja ende po vijnë dhe përshtypja është se sauditët mund të bindin këdo që do që të shkojë atje.

Dhe ata donin fituesin aktual të Topit të Artë, Karim Benzeman, Sadio Manen dhe Neymarin, që i morën në këtë afat.

Natyrisht, paratë që sjell nafta në atë pjesë të botës, jep mundësinë që të  hedhin miliarda në futboll dhe këtë me përkrahjen e Fondit Shtetëror për Investimeve Publike (PIF).

Ky fond vendosi të marrë përsipër katër klubet më të mëdha në vend (Al Nassr, Al Ahli, Al Hilal dhe Al Ittihad) dhe duke përdorur disa miliardat për të blerë futbollistët.

Lexo po ashtu Ditët e fundit të afatit kalimtar veror 2023

Katër klubet e mëdha deri më tani kanë shpenzuar rreth 650 milionë euro vetëm për transferime, pa përfshirë pagat e yjeve më të mëdhenj, të cilat janë qindra milionë për vit, shkruan Index.hr. /Telegrafi/