Telegrafi

S4MM publikon bashkëpunimin e ri me DJ Dagz dhe PM

Foto: S4MM/YouTube

Ashtu si¬ç edhe kishin paralajmërua prej ditësh, dyshja DJ Dagz dhe PM kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri me S4MM.

“Trinzake” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është e miksuzar mes zhanreve hip-hop dhe R&B.

Muzika është punuar nga producenti Rrzon, Pllumb Beats, DJ PM dhe DJ Dagz.

Foto: S4MM/YouTube

Ndërkohë për vargjet e tekstit është kujdesur vet reper S4MM, emri i vërtetë i të cilit është Samir Selimi.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, i cili i përshtatet tematikës së këngës dhe është realizuar nga produksioni XL Films.

Ky është projekti i parë muzikor që Dy DJ-të Dagz dhe PM, publikojnë që pas daljes së tyre nga shtëpia e Big Brother VIP. /Telegrafi/