Dy rep-artistët më të njohur të estradës shqiptare, S4MM dhe Noizy, do të vijnë me një bashkëpunim.
Këtë e kanë konfirmuar që të dy përmes rrjetit social Instagram, ndërsa ishin parë duke pozuar së bashku.
Gjatë ditës së sotme (e shtunë), reperi me prejardhje nga Tetova ka vendosur që të ndaje më fansat sekuenca të shkurtra nga xhirimet e klipi.
“Puerto Rico” titullohet projekti muzikor, i cili mezi po pritet të lansohet nga adhuruesit e muzikës së tyre.
Po ashtu në një pjesë të saj reperi duket duke pozuar nga kamera, ndërsa bën xhiro në një makinë luksoze.
Vlen të përmendet se kjo nuk është hera parë që ata do të sjellin duet, pasi deri më tani numërojnë katër bashkëpunime të suksesshme. /Telegrafi/