Site icon Telegrafi

Rusisë iu janë shkatërruar më shumë se 10 mijë automjete ushtarake, thotë Britania

Rusisë iu janë shkatërruar më shumë se 10 mijë automjete ushtarake që kur vendi nisi pushtimin e Ukrainës.

Shifrat i bëri të ditur përmes një postimi në Twitter, Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar (MOD), transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Rusët braktisën Z-të e tyre pasi kishin ngecur në baltë, nuk u munduan as t'i çaktivizonin

Ministria britanike citoi gjurmuesin Oryx, që thotë se ka “dokumentuar humbjet e pajisjeve ruse”.

Ministria e Mbrojtjes potencoi gjithashtu se Rusia ka “shkrepur shumicën e raketave moderne të lundrimit” për “përfitim të vogël strategjik”.

Autoriteti gjithashtu shtoi se Moska tani “po përpiqet të mobilizojë industrinë e saj të mbrojtjes”. /Telegrafi/

Exit mobile version