Moska zgjeroi sot listën e personave që u ndalohet hyrja në Rusi.
Është një përgjigje ndaj sanksioneve të vendosura nga Perëndimi, të cilat u ndalojnë shumë zyrtarëve dhe oligarkëve rusë të hyjnë në vendet perëndimore.
Masa e fundit e Rusisë përfshin ndalimin e zëvendëspresidentes amerikane, Kamali Harris si dhe themeluesit të Facebookut, Mark Zuckerberg.
Zëdhënësit të Pentagonit, John Kirby, iu ndalua gjithashtu hyrja në shtetin rus, raporton cnn.
“Këtyre personave u ndalohet hyrja në Rusi për një kohë të pacaktuar”, tha Ministria e Jashtme ruse.
Ndryshe, lista përfshinte 29 zyrtarë, gazetarë dhe biznesmenë amerikanë. /Telegrafi/