Telegrafi

Rusia sulmon përsëri Kharkivin

Bëhet e ditur se 12 persona janë plagosur nga bombardimet ruse në Kharkiv, ndërsa në fshatin Rig të Ukrainës dy janë vrarë dhe të tjerë janë varrosur nën rrënoja.

Siç raportohet, rusët kanë bombarduar Kharkivin nga ajri dhe si pasojë 12 persona janë plagosur.

Shpërthim ka pasur edhe në veri të qytetit në një zonë banimi, ku u plagosën 11 persona dhe u dëmtuan ndërtesa banimi.

Mes të plagosurve kishte edhe kalimtarë dhe banorë të objektit, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë, rusët i kanë shtuar sulmet edhe në Rig të Donetskut ku kanë mbetur të vrarë dy persona dhe janë plagosur dy të tjerë.

Lexo po ashtu Situatë 'shumë e tensionuar' në Kharkiv të Ukrainës

Autoritetet kanë njoftuar se ushtria ruse e ka goditur vendbanimin me një raketë Iskander nga e cila ka mbetur nën rrënoja një djalosh 10 vjeçar.

Kreu i policisë rajonale të Donetskut, Ruslan Osypenko, njoftoi se tani 10 vjeçari po trajtohet për plagët e marra në spital.

Ndryshe, në qershor pritet të mbahet Samiti i Paqes në Zvicër, që sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, është një shans për t’i kthyer mbrojtjen e plotë çdo kombi.

“Samiti ynë i paqes dhe pjesëmarrja e liderëve botërorë mund të rivendosin efektivitetin e plotë të Kartës së OKB-së dhe t’i kthejnë mbrojtjen e plotë çdo kombi”, tha Zelensky drejtuar qytetarëve ukrainas.

Rusia nuk është e ftuar në samit, ndërsa Austria, Shqipëria, Kili dhe Mozambiku janë shtetet e fundit kanë konfirmuar pjesëmarrjen. /Telegrafi/