Telegrafi

Rusia pretendon se ka nën kontroll të plotë qytetin port të Mariupolit

Ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se porti detar i Mariupol është tani nën kontrollin e saj.

Megjithatë, duket se pjesa tjetër e qytetit jugor të Ukrainës është ende e kontestuar.

Analisti i mbrojtjes dhe sigurisë, profesor Michael Clarke, i cili ka dhënë analiza për skynews, thotë se kjo është “plotësisht e besueshme” dhe është “pothuajse me siguri” e vërtetë.

Lexo po ashtu Parashikimi i zymtë i ekspertit britanik: Mariupol ka të ngjarë të bjerë në duart e rusëve brenda disa orësh

Ai kishte pohuar se Mariupoli ka të ngjarë të bjerë “për disa orë, jo ditë” dhe mund të ketë disa zhvillime dramatike brenda natës.

Ndryshe, Rusia tashmë synon që të sulmojë pjesën lindore të shtetit të Ukrainës. /Telegrafi/